Nga Haxhiu te Gërvalla – Asnjëra kandidate e propozuar nga VV nuk merr votat për kryekuvendare

Sot, është mbajtur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, pas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Në këtë seancë, kryesuesi i saj, Avni Dehari ka kaluar votimin nga votimi i hapur në votim të mbyllur. Ai ka ftuar një përfaqësues nga VV për të propozuar kandidaten për kryekuvendare, e qe nga Glauk Konjufca u propozua…

Lajme

20/08/2025 11:37

Sot, është mbajtur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, pas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Në këtë seancë, kryesuesi i saj, Avni Dehari ka kaluar votimin nga votimi i hapur në votim të mbyllur.

Ai ka ftuar një përfaqësues nga VV për të propozuar kandidaten për kryekuvendare, e qe nga Glauk Konjufca u propozua fillimisht Albulena Haxhiu.

Ajo mori vetëm 57 vota pro, 56 kundër dhe 3 abstenime.

Pas saj, Konjufca propozoi për votim deputeten e VV-së, Donika Gërvalla-Schwarz e cila pati “fatin” e njëjtë si të Haxhiut.

57 vota pro, 56 kundër dhe 3 abstenime nuk mjaftuan që ajo të zgjidhet kryekuvendare.