Historike për sportin kosovar: Fanol Shala thyen rekorde botërore dhe evropiane në aeronautikë

Për herë të parë në historinë e sportit të Republikës së Kosovës, një sportist vendës ka hyrë zyrtarisht në librin e rekordeve botërore dhe evropiane. Bëhet fjalë për pilotin dhe instruktorin Fanol Shala, i cili ka marrë Diplomën e Rekordit Botëror dhe Europian, duke ngritur flamurin e Kosovës në nivelin më të lartë të sportit…

Sport

19/08/2025 19:39

Për herë të parë në historinë e sportit të Republikës së Kosovës, një sportist vendës ka hyrë zyrtarisht në librin e rekordeve botërore dhe evropiane.

Bëhet fjalë për pilotin dhe instruktorin Fanol Shala, i cili ka marrë Diplomën e Rekordit Botëror dhe Europian, duke ngritur flamurin e Kosovës në nivelin më të lartë të sportit aeronautik ndërkombëtar, transmeton lajmi.net.

Sipas Federatës Aeronautike të Kosovës, ky sukses i Shalës është një arritje historike që “ka peshë të barasvlefshme me çdo medalje olimpike” dhe dëshmon se përkushtimi, guximi dhe talenti kosovar nuk njohin kufij. Shala tashmë konsiderohet një simbol i sportit ajror dhe krenari për mbarë vendin.

Ky rekord nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komunës së Obiliqit, si dhe Komitetit Olimpik të Kosovës, të cilët u vlerësuan për përkrahjen e vazhdueshme ndaj sportistëve elitarë të vendit.

Njoftimi i plotë i Federatës së Aeronautikës së Kosovës:

Historike për sportin e Kosovës🇽🇰🇽🇰
Për herë të parë në historinë e Republikës së Kosovës, një sportist ynë ka arritur rekorde botërore dhe europiane të ratifikuara zyrtarisht! 🏆✈️
Pilot i shquar, kampioni, instruktori Fanol Shala ka marrë Diplomën e Rekordit Botëror dhe Europian, duke vendosur emrin e Kosovës në majat e sportit aeronautik ndërkombëtar. Ky sukses ka peshë më të barasvlefshme se çdo medalje olimpike që kanë fituar sportistët tanë deri më sot, duke treguar se talenti, përkushtimi dhe guximi nuk njohin kufij.
Ky sukses historik nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e institucioneve tona të dashura dhe përkrahja e familjes:
🙏 Ministria e Sportit e Kosovës – për mbështetjen e palodhur
🏛️ Komuna e Obiliqit – për besimin dhe motivimin e vazhdueshëm🏅 Komiteti Olimpik i Kosovës – për inkurajimin dhe nxitjen e sportistëve tanë drejt sukseseve ndërkombëtare

Fanol Shala është jo vetëm kampion, por simbol i përkushtimit, talentit dhe guximit shqiptar!/lajmi.net/