A ka të drejtë VV të propozojë përsëri Albulena Haxhiun?

Nesër në ora 11:00, do të mbahet seanca e radhës për të konstituar Kuvendin e Kosovës. Kjo seancë vjen pas aktgjykimit të fundit Kushtetues, ku u bë e ditur se votimi për kandidatin apo kandidaten për kryetar të kuvendit duhet të jetë i hapur dhe se nuk mund të propozohet më shumë se 3 herë…

Lajme

19/08/2025 19:15

Nesër në ora 11:00, do të mbahet seanca e radhës për të konstituar Kuvendin e Kosovës.

Kjo seancë vjen pas aktgjykimit të fundit Kushtetues, ku u bë e ditur se votimi për kandidatin apo kandidaten për kryetar të kuvendit duhet të jetë i hapur dhe se nuk mund të propozohet më shumë se 3 herë i njëjti kandidat apo kandidate, shkruan lajmi.net

Por, a ka të drejt VV të ripropozoj Albulena Haxhiun?

Në lidhje me këtë çështje, lajmi.net ka kontaktuar me avokatin e njohur kosovar, Ardian Bajraktari.

Ai në prononcimin e tij tha se VV ka të drejt të propozoj Haxhiun, pasi aktgjykimi nuk ka karakter prapa veprues.

“Gjykata si autoritet përfundimtar për interpretim të Kushtetutës, ndër të tjera ka konstatuar që votimi i një kandidati/eje të njëjtë për Kryetar/e të Kuvendit nuk mund të realizohet më shumë se 3 (tre) herë, ndërsa lidhur me faktin që znj. Haxhiu ka qenë e propozuar më shumë se sa një herë, duhet pasur parasysh se e njëjta ka qene e propozuar para se të vendoset një kufizim i tillë nga Gjykata Kushtetuese. Prandaj, bazuar në faktin se vendimet e gjykatës, nuk kanë karakter prapa veprues, vlerësoj se të njëjtës nuk i kufizohet propozimi, më së shumti deri në tri herë, për faktin se ky kufizim zbatohet nga hyrja në fuqi e aktgjykimit të ri.”, tha Bajraktari.

Zyrtarë të VV-së në prononcimet për media kanë bërë të ditur pak a shumë se Albulena Haxhiu do të propozohet përsëri.

Kurse, ish-opozita nuk pritet të jap votë për ministren në detyrë të Drejtësisë./lajmi.net/