“Bulena, marifet i ri i Albinit apo çudë dhe exit marrëveshje” – Maliqi jep tri mundësi se çka do të ndodh nesër në Kuvend
Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, ka supozuar për tri versione se si mund të nisë seanca e nesërme e Kuvendit të Kosovës pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila urdhëroi për votim të hapur dhe respektim të rendit të ditës siç ishte dakorduar në prill. Maliqi tha se seanca e nesërme mund të nisë duke e…

Lajme
Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, ka supozuar për tri versione se si mund të nisë seanca e nesërme e Kuvendit të Kosovës pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila urdhëroi për votim të hapur dhe respektim të rendit të ditës siç ishte dakorduar në prill.
Maliqi tha se seanca e nesërme mund të nisë duke e propozuar sërish emrin e Albulena Haxhiut, “marifet të ri” të kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti apo më një “exit marrëveshje”.
“Më 20 gusht ora 11 rikthehet Kuvendi. Qëllo, a nis 1. me ‘Bulenën, 2. marifet të ri të Albinit, apo çudë: 3.exit marrëveshje?”, ka shkruar Maliqi.
Nesër kryesuesi i seancës, Avni Dehari, është i detyruar ta respektojë rendin e ditës dhe ta ftojë partinë e tij, si subjekti më i madh parlamentar, për të propozuar një kandidat për kryeparlamentar.
Lëvizja Vetëvendosje do të ketë të drejtë deri në tri herë të propozojë emrin e njëjtë.
Kushtetuesja ka urdhëruar që konstituimi i Kuvendit të bëhet brenda 30 ditëve, duke filluar nga dje.
Postimi i tij i plotë: