Krasniqi pret në takim lamtumirës ambasadorin Nissinen: Finlanda ka dëshmuar gjithmonë se është një shtet mik i Kosovës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, priti sot në një takim lamtumirës ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik në vend. Gjatë takimit, Krasniqi e falënderoi ambasadorin për kontributin dhe përkushtimin e tij personal, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të shtetit finlandez për Kosovën…

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, priti sot në një takim lamtumirës ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik në vend.
Gjatë takimit, Krasniqi e falënderoi ambasadorin për kontributin dhe përkushtimin e tij personal, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të shtetit finlandez për Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik. “Finlanda ka dëshmuar gjithmonë se është një shtet mik i Kosovës dhe qytetarëve tanë,” u shpreh ai, transmeton lajmi.net
PDK theksoi se e vlerëson lartë rolin e Finlandës si partner besnik në forcimin e institucioneve dhe avancimin e perspektivës evropiane të vendit.
Postimi i plotë:
Kryetari Krasniqi priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Finlandës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, priti sot në një takim lamtumirës Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.
Në këtë takim, Kryetari Krasniqi e falënderoi Ambasadorin për kontributin e tij personal dhe angazhimin e shtetit të Finlandës në mbështetjen e Kosovës në rrugëtimin euroatlantik.
“Finlanda ka dëshmuar gjithmonë se është një shtet mik i Kosovës dhe qytetarëve tanë. Mirënjohje e veçantë për Ambasadorin Nissinen për përkushtimin dhe bashkëpunimin gjatë mandatit të tij në vendin tonë”, u shpreh Kryetari Krasniqi.
Partia Demokratike e Kosovës e vlerëson lartë rolin e Finlandës si partner dhe mik besnik në forcimin e institucioneve dhe avancimin e perspektivës evropiane të Kosovës./lajmi.net/