Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit për tentim-vrasje në Deçan
Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë Rajonale në Pejë, ka publikuar identitetin dhe fotografinë e një personi të kërkuar për veprën penale “vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për Betim (Sylë) Ahmataj, i lindur më 23 shkurt 2000, nga Deçani. Policia është duke…

Lajme
Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë Rajonale në Pejë, ka publikuar identitetin dhe fotografinë e një personi të kërkuar për veprën penale “vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë.
Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për Betim (Sylë) Ahmataj, i lindur më 23 shkurt 2000, nga Deçani. Policia është duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, transmeton lajmi.net
“Ftojmë qytetarët që nëse kanë informacion për vendndodhjen e tij, të lajmërojnë menjëherë Policinë e Kosovës ose stacionin më të afërt policor,” thuhet në kërkesën për bashkëpunim.
Kontaktet për raportim:
-
Telefon: 192 ose 0800 19999 (linjë pa pagesë)
-
Drejtoria Rajonale Pejë: 039 432 327
-
E-mail: [email protected]