Policia konfiskoi 13 armë gjatë javës së kaluar në Pejë

13 armë janë konfiskuar gjatë javës së kaluar nga policia në Pejë. Nga data 11 gusht deri më 18 janë gjetur dhe sekuestruar: Tetë armë pistoleta të llojeve të ndryshme Një pushkë gjysmë automatike Dy pushkë gjuetie Një pushkë ajrore Një pistoletë ajrore Dhjetë karikatorë të armëve përkatëse 145 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe…

Lajme

19/08/2025 12:28

13 armë janë konfiskuar gjatë javës së kaluar nga policia në Pejë.

Nga data 11 gusht deri më 18 janë gjetur dhe sekuestruar:

Tetë armë pistoleta të llojeve të ndryshme

Një pushkë gjysmë automatike

Dy pushkë gjuetie

Një pushkë ajrore

Një pistoletë ajrore

Dhjetë karikatorë të armëve përkatëse

145 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe 15 gëzhoja

Ndaj personave tё dyshuar janё iniciuar raste penale pёr veprat penale “pёrdorim i armёs apo mjetit tё rrezikshëm” dhe “mbajtja nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve”, njofton policia.