Rasti “Thaçi dhe të tjerët” – mbrojtja nis prezantimin e provave më 15 shtator
Gjykata Speciale ka marrë vendim që më 15 shtator të nis paraqitja e provave nga mbrojtja. Kështu dha urdhrin gojor gjykatësi Smith. “Caktojmë datën 15 shtator për fillimin e paraqitjes së provave të mbrojtjes. Më 25 shtator që është e enjte, atë ditë nuk do të kemi seancë, datat e tjera ngelen siç janë”, tha…

Lajme
Gjykata Speciale ka marrë vendim që më 15 shtator të nis paraqitja e provave nga mbrojtja.
Kështu dha urdhrin gojor gjykatësi Smith.
“Caktojmë datën 15 shtator për fillimin e paraqitjes së provave të mbrojtjes. Më 25 shtator që është e enjte, atë ditë nuk do të kemi seancë, datat e tjera ngelen siç janë”, tha Smith.
Gjykatësi kërkoi nga ekipet e mbrojtjes që të tregojnë se kur do të mund ti përfundojnë dëshmitë.
Mbrojtja e Thaçit tha se besojnë që deri në fund të nëntorit.
“Deri në fund të nëntorit të përfundojmë me të gjitha dëshmitë dhe të na jepet pastaj kohe më mbrapa ngjashëm sikur me prokurorinë. Ne do përpiqemi ti dorëzojmë mocionet në mënyrë graduale, dy do të jenë para 15 shtatorit”, tha avokati Misetiq.
Mbrojtja e Krasniqit gjithashtu nuk dha datë të saktë.
“Për dy dëshmitarët e rregullt që kemi mendoj se na duhet një javë jo më shumë. Është vështirë të them se kur do të përfundoj me paraqitjen e provave sepse ne varemi nga mbrojtja e Thaçit. Sa i përket mocioneve do ti paraqesim edhe ne në mënyrë graduale”, tha mbrojtja e Krasniqit.