Dy fëmijë të dyshuar për thyerjen e xhamave të 11 autobusëve në Junik
Një rast i pazakontë është zbardhur në Junik, ku dëmtimi i një numri të madh autobusësh ka rezultuar të jetë kryer nga dy fëmijë. Burime të Sinjalit bëjnë me dije se pas hetimeve operative dhe punës në terren, njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Junik, në bashkëpunim me forenzikën e DRP Pejë, ka arritur të…

Lajme
Një rast i pazakontë është zbardhur në Junik, ku dëmtimi i një numri të madh autobusësh ka rezultuar të jetë kryer nga dy fëmijë.
Burime të Sinjalit bëjnë me dije se pas hetimeve operative dhe punës në terren, njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Junik, në bashkëpunim me forenzikën e DRP Pejë, ka arritur të ndriçojë rastin e ndodhur më 17 gusht 2025, rreth orës 15:10.
Sipas të dhënave nga hetimi, dy fëmijë të moshës 11 dhe 9 vjeç, kanë thyer xhamat e 11 autobusëve në stacion, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në pronën e viktimës, Albian Shehu.
Pasi janë marrë në pyetje në prani të prindërve dhe punëtorit të Qendrës për Punë Sociale, fëmijët janë liruar.