Komuna e Prishtinës e prerë: S’ka stacion te Xhamia e Llapit për autobusët nga Podujeva
Drejtori i Mobilitetit në Komunën e Prishtinës, Donat Lushaku, ka bërë të ditur se kërkesa e Shoqatës së Transportit të Autobusëve të Podujevës është e papranueshme. Lushaku tha se qarkullimi i autobusëve brenda kryeqytetit nuk do të lejohet, po ashtu bëri të ditur se edhe kërkesa për ndalim te “Xhamia e Llapit” nuk do të…

Lajme
Drejtori i Mobilitetit në Komunën e Prishtinës, Donat Lushaku, ka bërë të ditur se kërkesa e Shoqatës së Transportit të Autobusëve të Podujevës është e papranueshme.
Lushaku tha se qarkullimi i autobusëve brenda kryeqytetit nuk do të lejohet, po ashtu bëri të ditur se edhe kërkesa për ndalim te “Xhamia e Llapit” nuk do të aprovohet.
“Komuna do të vazhdojë bashkë me inspektoratin e saj dhe Policinë që të marrë masa ligjore ndaj të njëjtëve dhe kësisoj qarkullimi brenda kryeqytetit nuk do të lejohet assesi, kthimi nga stacioni i ashtuquajtur ‘Xhamia e Llapit jo se jo’. Jemi duke tentuar që kërkesat tjera t’i plotësojmë, këtë e them që do të ketë mundësi që të dialogohet për dy pika që janë taksitë ilegale që janë preukopim ynë dhe kërkesë e tyre dhe pika tjetër është që disa linja tjera që i ka të kontraktuara Komuna të mos kalojnë në territorin e Podujevës”, tha Lushaku.