OEK dorëzon padi kundër ZRRE-së në Gjykatën Supreme

Oda Ekonomike e Kosovës ka bërë të ditur se ka dorëzuar padi në Gjykatën Supreme kundër Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike për detyrimin e bizneseve që të dalin menjëherë në tregun e lirë të energjisë. OEK në një postim në Facebook ka publikuar dokumentin e padisë. Kjo kërkesëpadi thuhet se është ushtruar me qëllim…

Lajme

19/08/2025 10:47

Oda Ekonomike e Kosovës ka bërë të ditur se ka dorëzuar padi në Gjykatën Supreme kundër Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike për detyrimin e bizneseve që të dalin menjëherë në tregun e lirë të energjisë.

OEK në një postim në Facebook ka publikuar dokumentin e padisë.

Kjo kërkesëpadi thuhet se është ushtruar me qëllim të mbrojtjes së bizneseve, ekonomisë së Kosovës dhe mbrojtjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës si konsumatorë të fundit, kundër vendimit të padrejtë të ZRrE-së.

Ndryshe, Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka reaguar me shqetësim të madh ndaj situatës së krijuar pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për ndërprerjen e energjisë elektrike, duke e cilësuar atë si të jashtëligjshëm dhe të dëmshëm për bizneset, ekonominë dhe qytetarët e vendit.