Digjet një lokal në Gjilan, e dikush ndez zjarr afër varrezave në Viti – Arrestohet ky i fundit

Dy raste të zjarreve kanë ndodhur brenda 24 orëve të fundit në rajonin e Gjilanit, saktësisht një në Gjilan dhe një në Viti. Në Gjilan, është përfshirë nga zjarri një lokal ndërsa njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendngjarje për të fikur zjarrin. Në lidhje me rastin, nuk raportohet për të lënduar, shkruan lajmi.net.…

Lajme

18/08/2025 09:19

Dy raste të zjarreve kanë ndodhur brenda 24 orëve të fundit në rajonin e Gjilanit, saktësisht një në Gjilan dhe një në Viti.

Në Gjilan, është përfshirë nga zjarri një lokal ndërsa njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendngjarje për të fikur zjarrin.

Në lidhje me rastin, nuk raportohet për të lënduar, shkruan lajmi.net.

“Gjilan / 17.08.2025-14:20.  Në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri lokali pronë e ankuesit kosovar. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes për të fikur zjarrin.  Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori dhe eksperti i zjarreve, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë. 

Një rast tjetër ka ndodh dje në Viti, ku një person përmes video-incizimeve është parë duke ndezur zjarr afër varrezave.

Në vendngjarje kanë dal zjarrfikësit dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Pas intervistimit, ai është liruar në procedurë të rregullt.

“Viti 17.08.2025, 09:53. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti është vërejtur përmes video incizimeve duke ndezur zjarr në afërsi të varrezave. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësia e zjarrfikësve të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/