Pasojat e goditjes me këmbë nga Vedat Muriqi në fytyrë të Joan Garcias janë shokuese

Portieri i Barcelonës, Joan Garcia, pësoi një goditje të fortë në fytyrë nga sulmuesi i Mallorcas dhe Kosovës, Vedat Muriqi, gjatë ndeshjes së fundit në La Liga. Gjyqtari fillimisht e ndëshkoi sulmuesin dardan me karton të verdhë, pos pas rishikimit në VAR, nxori të kuqin dhe e përjashtoi nga loja. Për fat të mirë, Garcia…

Sport

17/08/2025 09:28

Portieri i Barcelonës, Joan Garcia, pësoi një goditje të fortë në fytyrë nga sulmuesi i Mallorcas dhe Kosovës, Vedat Muriqi, gjatë ndeshjes së fundit në La Liga.

Gjyqtari fillimisht e ndëshkoi sulmuesin dardan me karton të verdhë, pos pas rishikimit në VAR, nxori të kuqin dhe e përjashtoi nga loja.

Për fat të mirë, Garcia arriti ta vazhdonte ndeshjen, edhe pse përplasja la gjurmë të dukshme në fytyrën e tij.

Në një intervistë të shkurtër pas përfundimit të takimit, në mollëzën e portierit u vërejt qartë një mavijosje e fortë, e cila tregonte ashpërsinë e incidentit.

Muriqi mendoi se nuk e kishte prekur gardianin e Barcelonës, mirëpo duket se kishte kontakt të ashpër.