Aksioni “Lavazhi” në Mitrovicën e Jugut – Policia arreston tre persona, njëri nga ta i mitur, sekuestron drogë dhe para

Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik nga Mitrovica e Jugut, në bashkëpunim me strukturat e NJSO-së dhe Forenzikës, ka realizuar operacionin me kodin “Lavazhi”. Gjatë këtij operacioni janë arrestuar tre persona, përfshirë një të mitur, transmeton lajmi.net Bazuar në urdhër-kontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjatë bastisjeve…

Lajme

15/08/2025 23:27

Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik nga Mitrovica e Jugut, në bashkëpunim me strukturat e NJSO-së dhe Forenzikës, ka realizuar operacionin me kodin “Lavazhi”.

Gjatë këtij operacioni janë arrestuar tre persona, përfshirë një të mitur, transmeton lajmi.net

Bazuar në urdhër-kontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjatë bastisjeve në disa lokacione u sekuestruan:

  • 19 qese me substancë të dyshuar marihuanë (184.8 gr)

  • 25 qese me substancë të dyshuar kokainë (85 gr)

  • 1 080 euro të gatshme

  • 2 peshore digjitale

  • 3 automjete

  • 3 telefona

  • Dëshmi të tjera materiale relevante

Të arrestuarit akuzohen për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.

Me vendim të prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje për 24 deri në 48 orë./lajmi.net/