Putin arrin në Anchorage, për takimin me Trump

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka mbërritur në Anchorage, Alaska, sipas mediave shtetërore ruse. Kjo vizitë shënon nisjen e një takimi të rëndësishëm mes tij dhe Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në një kohë kur tensionet globale dhe çështjet e sigurisë ndërkombëtare janë në qendër të vëmendjes, transmeton lajmi.net Takimi në Alaska pritet të përqendrohet…

Bota

15/08/2025 21:01

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka mbërritur në Anchorage, Alaska, sipas mediave shtetërore ruse.

Kjo vizitë shënon nisjen e një takimi të rëndësishëm mes tij dhe Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në një kohë kur tensionet globale dhe çështjet e sigurisë ndërkombëtare janë në qendër të vëmendjes, transmeton lajmi.net

Takimi në Alaska pritet të përqendrohet kryesisht në çështjen e Ukrainës, marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

Pjesë e diskutimeve pritet të jenë edhe çështje të tjera me rëndësi rajonale dhe globale.

Takimet mes dy liderëve janë shpesh të ndjekura me interes të lartë ndërkombëtar, sidomos për faktin se shpesh zhvillohen prapa dyerve të mbyllura dhe pa transparencë të plotë për publikun.

Kësaj radhe, megjithatë, formati i bisedimeve është zgjeruar, duke përfshirë edhe zyrtarë të lartë të të dyja palëve./lajmi.net/