Mbi 5 orë pritje për të dalë nga Kosova, kolona të gjata në Merdare

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar për kolona të gjata dhe pritje të tejzgjatura në pikën kufitare në Merdare, ku qytetarët që po dalin nga Kosova po përballen me pritje deri në 5 orë e 30 minuta, transmeton lajmi.net Sipas të dhënave zyrtare, kolona e automjeteve në dalje ka arritur gjatësinë prej 2,100 metrash,…

Lajme

15/08/2025 20:22

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar për kolona të gjata dhe pritje të tejzgjatura në pikën kufitare në Merdare, ku qytetarët që po dalin nga Kosova po përballen me pritje deri në 5 orë e 30 minuta, transmeton lajmi.net

Sipas të dhënave zyrtare, kolona e automjeteve në dalje ka arritur gjatësinë prej 2,100 metrash, ndërsa fluksi i madh i mërgimtarëve që po kthehen në vendet ku jetojnë e punojnë ka krijuar ngarkesë të konsiderueshme në këtë pikë.

Në të njëjtën kohë, ata po monitorojnë situatën në kohë reale për të menaxhuar fluksin dhe për të siguruar lëvizje më efikase gjatë këtij sezoni të ngarkuar veror./lajmi.net/