​Bisedime jo vetëm për Ukrainën dhe çështjet ekonomike, thotë negociatori rus

Bisedimet midis presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin në Alaska, nuk do të kufizohen vetëm në Ukrainë dhe çështjet ekonomike, sipas negociatorit kryesor rus Kirill Dmitriev. “Ne po punojmë gjithashtu për rivendosjen e marrëdhënieve midis Rusisë dhe SHBA-së, kështu që është e rëndësishme që jo vetëm çështjet ekonomike të jenë në…

Bota

15/08/2025 20:01

Bisedimet midis presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin në Alaska, nuk do të kufizohen vetëm në Ukrainë dhe çështjet ekonomike, sipas negociatorit kryesor rus Kirill Dmitriev.

“Ne po punojmë gjithashtu për rivendosjen e marrëdhënieve midis Rusisë dhe SHBA-së, kështu që është e rëndësishme që jo vetëm çështjet ekonomike të jenë në agjendë, jo vetëm Ukraina”, tha Dmitriev për agjencinë RIA të premten, transmeton CNN, përcjell KosovaPress.

Një burim tha për agjencinë tjetër ruse të lajmeve TASS, se të dy liderët do të prekin temën e sigurisë strategjike globale.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, bëri gjithashtu të ditur se Putin do të vizitojë vendin e varrimit të pilotëve sovjetikë gjatë qëndrimit në Alaska.

Varret nderojnë pilotët ushtarakë që vdiqën gjatë transportimit të avionëve luftarakë nga Shtetet e Bashkuara në BRSS, tha Peskov në televizionin shtetëror. Një civil është varrosur gjithashtu atje, shtoi ai. Para se të kthehet në shtëpi, Putin “padyshim do të vendosë lule” në vendin përkujtimor në Anchorage, tha Peskov.