Vdes këmbësori që u godit dje nga vetura në Lladovë të Gjilanit

Dje, në fshatin Lladovë të Gjilanit ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident, dyshohet se një veturë e ka goditur këmbësorin 43 vjeçar, i cili sot derisa po trajtohej në QKUK ka humbur jetën. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjilan, Ismet Hashani. “Ju njoftoj se ka ndodhur një aksident…

Lajme

15/08/2025 15:53

Dje, në fshatin Lladovë të Gjilanit ka ndodhur një aksident trafiku.

Në këtë aksident, dyshohet se një veturë e ka goditur këmbësorin 43 vjeçar, i cili sot derisa po trajtohej në QKUK ka humbur jetën.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjilan, Ismet Hashani.

“Ju njoftoj se ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Lladovë,  Komuna Gjilan, më 14.08.2025. Policia e Kosovës është njoftuar për këtë aksident me lëndime trupore, ku një veturë dyshohet se ka goditur këmbësorin 43 vjeç, shtetas i Kosovës, ndërsa sot më 15.08.2025 në mëngjes jemi informuar se këmbësori i cili ka qenë i goditur nga automjeti në aksident ka ndërruar jetë në QKUK edhe përkundër përpjekjeve nga ana e mjekëve”, tha ai. /Lajmi.net/