Limani për situatën e krijuar në RTK: Tash janë të gjithë në një m*t, pres të këndellet edhe kolegu i fundit idiot

Ish-ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Mufail Limani ka shkruar për situatën e krijuar në RTK (por pa përmendur pushtetin) që nuk e kanë me RTK-në, por me gjithë pushtetin e me gjithë Kosovën. “Nuk e kishin e nuk e kane me Rtk. E kane njejte me gjithe shtetin. Me Kosoven si…

Lajme

15/08/2025 13:42

Ish-ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Mufail Limani ka shkruar për situatën e krijuar në RTK (por pa përmendur pushtetin) që nuk e kanë me RTK-në, por me gjithë pushtetin e me gjithë Kosovën.

“Nuk e kishin e nuk e kane me Rtk. E kane njejte me gjithe shtetin. Me Kosoven si te tille. Me demokracine liberale pluraliste. Madje me gjithe popullin ne thelb. Por edhe me secilin prej nesh”, shkruan Limani.

Sipas tij, edhe në RTK kishte që besonin në “revulucion e përmbysje”.

Postimi pa ndërhyrje:

“Edhe brenda Rtk, kishte plot qe besonin ne “revolucion” e “permbysje”, duke ndertuar pritje te budallme mesianike.

Per jashte Rtk s’po flas.

Atje paraqitja bazike e “paleve”, qe nga Vlan, eshte zhdukur si koncept e praktike.

E tash?

Tash jane te gjithe ne nje mut.

Bashke!

Si ne Bllace.

Mire qe jane te paturp sepse u ka thene dikush qe turpi eshte nje konstrukt social i regjimeve te vjetra dekadente.

Per vete kam durim deri te kendellet edhe kolegu i fundit idiot, edhe pse sigurisht te njejtit do te bejne idiotesira te tjera.

C’est la vie!”- shkruan ai./Lajmi.net/