Ballkani eliminohet nga “Conference League” pas humbjes së thellë ndaj Shamrock Rovers
Kampioni i Kosovës, FC Ballkani, i ka dhënë fund rrugëtimit të tij në garat evropiane për këtë sezon, pasi u eliminua nga kualifikimet e “UEFA Conference League”. Skuadra nga Suhareka u mposht me rezultat të thellë 4:0 në ndeshjen e dytë ndaj ekipit irlandez Shamrock Rovers, duke humbur avantazhin prej 1:0 që kishte siguruar në…

Sport
Kampioni i Kosovës, FC Ballkani, i ka dhënë fund rrugëtimit të tij në garat evropiane për këtë sezon, pasi u eliminua nga kualifikimet e “UEFA Conference League”.
Skuadra nga Suhareka u mposht me rezultat të thellë 4:0 në ndeshjen e dytë ndaj ekipit irlandez Shamrock Rovers, duke humbur avantazhin prej 1:0 që kishte siguruar në takimin e parë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, transmeton lajmi.net
Ballkani nuk arriti të përballojë presionin e vendasve në ndeshjen kthyese dhe pësoi katër gola pa arritur të shënojë asnjë, çka rezultoi me një rezultat të përgjithshëm 4:1 në favor të Shamrock Rovers.
Me këtë disfatë, Ballkani përshëndetet përfundimisht me garat evropiane për edicionin 2025/26, duke mos arritur të përsërisë sukseset e sezoneve të kaluara në arenën ndërkombëtare./lajmi.net/