Kryeprokurori Isufaj takohet me ambasadorin e OSBE-së, diskutojnë për sfidat në sistemin e drejtësisë
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka zhvilluar të enjten një takim pune me shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk. Sipas një njoftimi për media, gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare, në funksion të avancimit të standardeve ligjore, profesionale dhe…

Lajme
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka zhvilluar të enjten një takim pune me shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk.
Sipas një njoftimi për media, gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare, në funksion të avancimit të standardeve ligjore, profesionale dhe të llogaridhënies në sistemin e drejtësisë në Kosovë, transmeton lajmi.net
Në komunikatë thuhet se gjatë diskutimeve është trajtuar situata aktuale dhe sfidat me të cilat përballet sistemi i drejtësisë, si dhe janë shqyrtuar hapat e mëtejshëm drejt forcimit të sundimit të ligjit në vend.
Ambasadori McGurk, nga ana e tij, ka riafirmuar mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së për Prokurorinë Speciale dhe ka shprehur gatishmërinë e misionit që ai drejton për të kontribuar në thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional./lajmi.net/