PSD-ja publikon listën e kandidatëve për Kuvendin e Prishtinës

Partia Socialdemokrate e Kosovës e ka publikuar listën e kandidatëve për Kuvendin e Komunës së Prishtinës. Në këtë listë prej 30 kandidatësh për asamblistë, prin kandidatja për kryetare të kryeqytetit, Besa Shahini. “Entuziaste me ekipin tim për Prishtinën. Njerëz që e njohin dhe e ndjejnë këtë qytet, aktivistë të kahmotshëm që mbrojnë të drejtën për…

Lajme

14/08/2025 15:44

Partia Socialdemokrate e Kosovës e ka publikuar listën e kandidatëve për Kuvendin e Komunës së Prishtinës.

Në këtë listë prej 30 kandidatësh për asamblistë, prin kandidatja për kryetare të kryeqytetit, Besa Shahini.

“Entuziaste me ekipin tim për Prishtinën. Njerëz që e njohin dhe e ndjejnë këtë qytet, aktivistë të kahmotshëm që mbrojnë të drejtën për të jetuar këtu, aktivistë të rinj që duan të përmirësojnë lagjet e tyre, profesionistë nga fushat më të rëndësishme për jetën e përditshme në qytet. Të gjithë do të punojnë që Prishtina të mbetet qyteti ynë i përbashkët, një vend më i drejtë dhe më i jetueshëm për të gjithë, ku secili përket dhe mund të ndërtojë jetën e vet”, ka shkruar ajo në Facebook.