Erden Atiq garon edhe për një mandat në krye të Mitrovicës së Veriut nga LVV

Kryetari aktual i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq do të jetë kandidat i VV-së për kryetar të kësaj komune edhe në zgjedhjet e 12 tetorit. Për këtë ka njoftuar LVV përmes një postimi në Facebook, të cilët kanë thënë se ky qytet është i veçantë dhe ka rëndësi të madhe për vendin, ndërsa sipas VV-së,…

Lajme

14/08/2025 14:15

Kryetari aktual i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq do të jetë kandidat i VV-së për kryetar të kësaj komune edhe në zgjedhjet e 12 tetorit.

Për këtë ka njoftuar LVV përmes një postimi në Facebook, të cilët kanë thënë se ky qytet është i veçantë dhe ka rëndësi të madhe për vendin, ndërsa sipas VV-së, Atiq ka dëshmuar se qeverisja mund të jetë transparente, e përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse.

“Sot riafirmojmë besimin dhe mbështetjen tonë për Erdenin me bindjen se rruga që kemi nisur është rruga e rikthimit dhe forcimit të sovranitetit tonë në çdo cep të vendit. Mitrovica e veriut është dhe do të mbetet pjesë e pandashme e Republikës së Kosovës, kjo është përgjegjësia, kjo është detyra, kjo është e ardhmja që po ndërtojmë. Me Erdenin kryetar dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE! në qeverisje, ecim para me projekte të reja dhe me një udhëheqje që i qëndron pranë çdo qytetari, komunë që bashkohet dhe i shërben përherë Republikës së Kosovës. Tani, kjo punë duhet të vazhdojë. Sepse vizioni nuk mbaron me një mandat, ai rritet me çdo hap të ri. Më 12 tetor, ne zgjedhim të vazhdojmë rrugën e guximit, ndershmërisë dhe punës. Bashkë zgjedhim për Kryetar Erden Atiq”, thuhet në njoftimin e VV-së. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i plotë: