Avokati Gashi: Kanë kaluar 8 vite e 9 muaj nga vrasja e Astrit Deharit – Prokuroria ende nuk ka identifikuar as autorët e dyshuar, as shtytësit

Avokati Tomë Gashi ka reaguar sot përmes një postimi në rrjete sociale, duke rikujtuar rastin e vrasjes së Astrit Deharit, aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe student i Fakultetit të Mjekësisë, i cili humbi jetën më 5 nëntor 2016 në qendrën e paraburgimit në Prizren. Sipas Gashit, kanë kaluar 8 vite e 9 muaj, nga ajo…

Lajme

14/08/2025 13:59

Avokati Tomë Gashi ka reaguar sot përmes një postimi në rrjete sociale, duke rikujtuar rastin e vrasjes së Astrit Deharit, aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe student i Fakultetit të Mjekësisë, i cili humbi jetën më 5 nëntor 2016 në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Sipas Gashit, kanë kaluar 8 vite e 9 muaj, nga ajo që ai e quan “vrasje”, por Prokuroria ende nuk ka identifikuar as autorët e dyshuar, as shtytësit dhe as ata që, sipas tij, po e fshehin këtë krim, raporton lajmi.net

“Në këtë rast, për 8 vite e nëntë muaj kanë qenë të angazhuar 7 prokurorë dhe ende drejtësi nuk ka”, ka shkruar Gashi.

Rasti i Astrit Deharit vazhdon të jetë një nga çështjet më të ndjeshme në opinionin publik.

 

Hetimet për këtë rast janë ende të hapura, ndërsa institucionet përgjegjëse nuk kanë dhënë ndonjë rezultat konkret në ndriçimin e plotë të vdekjes së Deharit në paraburgim.

Postimi i plotë:

“Me 5 nentor 2016 në qendrën e paraburgimit në Prizren është vrarë studenti i Universitetit të Prishtinës, së Fakultetit të Mjekësisë dhe njëkohësisht aktivisti i Levizjes Vetevendosje Astrit Dehari.
Sot janë bërë 8 vite e nëntë muaj (3204 ditë) nga vrasja e tij dhe Prokuroria ende nuk ka identifikuar vrasesit, shtytesit në vrasje dhe ata qe pe fshehin vrasjen e Astritit. Në këtë rast, për 8 vite e nëntë muaj kan qenë të angazhuar 7 prokurorë dhe ende drejtesi nuk ka”./Lajmi.net/