Mustafa: Albin Kurti sot e ka kapur ATK-në, po shndërrohet në një instrument politik

Anëtar i Kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa, ka reaguar pas emërimit të anëtarit të VV-së, Mentor Hyseni në krye të ATK-së. Ai ka thënë se Kurti ka kapur ATK-në dhe me këtë veprim ATK-ja po shndërrohet në instrument politik dhe do të rris pasigurinë e biznesve. Shkrimi i tij: Lufta ndaj bizneseve sot kaloi në…

Lajme

13/08/2025 16:43

Anëtar i Kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa, ka reaguar pas emërimit të anëtarit të VV-së, Mentor Hyseni në krye të ATK-së.

Ai ka thënë se Kurti ka kapur ATK-në dhe me këtë veprim ATK-ja po shndërrohet në instrument politik dhe do të rris pasigurinë e biznesve.

Shkrimi i tij:

Lufta ndaj bizneseve sot kaloi në një nivel tjetër, nga njerëz që kanë uzurpuar institucionet shtetërore!

Albin Kurti sot e ka kapur edhe ATK-në, duke emëruar ish-kandidatin për deputet të VV-së në pozitën e drejtorit.

Me këtë veprim, ATK po shndërrohet në një instrument politik, që do të rrisë edhe më shumë pasigurinë e bizneseve për të operuar në Kosovë.

Sikur të mos mjaftonte represioni që po ushtrohet ndaj bizneseve përmes ZRRE-së, tani qeveria ka futur në dorë edhe një instrument tjetër të fuqishëm për ta çuar luftën ndaj sektorit privat në një nivel të ri.