Skënderbegasi përfshihet nga flakët – banorët dhe zjarrfikësit përballen me momente tmerri

Një mori vatrash zjarri janë aktive ditëve të fundit në Shqipëri, në mesin e tyre është edhe fshati Skënderbegas i Gramshit. Top Channel shkruan se qytetarët e kësaj zone po përballen me momente tmerri teksa zjarri u afrohet banesave. Situata alarmoi edhe ekipet e zjarrfikësve. “Hajde ikim, do digjemi”, u shpreh njëri nga zjarrfikësit. Ndërkohë,…

Lajme

13/08/2025 16:01

Një mori vatrash zjarri janë aktive ditëve të fundit në Shqipëri, në mesin e tyre është edhe fshati Skënderbegas i Gramshit.

Top Channel shkruan se qytetarët e kësaj zone po përballen me momente tmerri teksa zjarri u afrohet banesave. Situata alarmoi edhe ekipet e zjarrfikësve.

“Hajde ikim, do digjemi”, u shpreh njëri nga zjarrfikësit. Ndërkohë, në zonë u dëgjuan shpërthime predhash si pasojë e flakëve që përfshinë malin.

Situata në njësinë Skënderbegas të Gramshit vijon të jetë e rënduar si pasojë e zjarrit që kalon nga fshati në fshat. 39 banesa u shkrumbuan, sipërfaqe të mëdha me pyje e shkurre, por edhe dhjetëra bagëti që mbetën të rrethuara nga flakët. Në mesditë flakët kanë hyrë në fshatin e tetë të kësaj njësie.

Për shuarjen e tij po punojnë më shumë se 350 efektivë të ndihmuar edhe nga ajri me helikopter.