Arrestohet 54 vjeçari që shtiu me armë në një aheng familjar në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 54-vjeçar me inicialet R.B., i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në fshatin Medvec të Lipjanit. Sipas njoftimit për media, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe po hetohet për veprat penale: “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”…

Lajme

13/08/2025 15:50

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 54-vjeçar me inicialet R.B., i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në fshatin Medvec të Lipjanit.

Sipas njoftimit për media, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe po hetohet për veprat penale: “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Policia ka theksuar se përdorimi i armëve në ndeja dhe ahengje familjare vazhdon të jetë një shqetësim serioz për sigurinë publike. Për këtë arsye, u ka bërë apel qytetarëve që të shmangin veprime të tilla, për të ruajtur sigurinë e tyre dhe të të tjerëve dhe për të kaluar festat pa incidente.

“Në të kundërtën, Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa konform obligimeve ligjore që ka,” thuhet në fund të njoftimit.