Themelorja në Prizren: Caktohet një muaj paraburgim për H.K që dyshohet se ka ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji të dyshuarit H.K që dyshohet se ka ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve. Pas kontrollës në banesën e të dyshuarit, atij i ishin sekuestrua dëshmitë si Njëqind e tridhjetë e tre (133) qese najloni…

Lajme

13/08/2025 15:22

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji të dyshuarit H.K që dyshohet se ka ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve.

Pas kontrollës në banesën e të dyshuarit, atij i ishin sekuestrua dëshmitë si Njëqind e tridhjetë e tre (133) qese najloni me substancë te dyshuar narkotike te llojit Kokaine me peshë prej 36,62 gram, Shtatë(7) paketime te zbrazëta, 1kg të substancë te dyshuar narkotike te llojit Kokaine me mbetje te sajë, Tre (3) tulla te mbështjella me foli dhe qese me substancë te dyshuar narkotike te llojit Kokaine me peshë prej: 3.3 Kg, Nëntëmbëdhjetë (19) qese me substancë te dyshuar narkotike te llojit Kokaine me peshë prej: 1.1 kg, të cilat dyshohet se janë të destinuara për shitje apo shpërndarje tek përdoruesit e substancave narkotike etj., transmeton lajmi.net

Më poshtë keni njoftimin e plotë të Gjykatës Themelore në Prizren: 

Caktohet masa e paraburgimit ndaj një (1) të pandehuri , për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve

Prizren, 13 Gusht 2025– Gjykata Themelore  Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, Gjyqtari i Procedurës – ka caktuar masën e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një (1) muaji, për të pandehurin  H.K., e cila mund të zgjasë deri më datën 11.09.2025 për shkak të dyshimi të bazuar se ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve (dhe jo vrasja e rëndë).

Gjykata pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, gjeti se kërkesa e Prokurorisë Themelore për caktimin e paraburgimit është e bazuar, dhe Gjyqtarja e procedurës ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, sepse nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

Nga koha e pavërtetuar deri me datën 11.08.2025, në Prizren, i pandehuri pa autorizim, shpërndan, shet, transporton, ndërmjetëson, dërgon, substanca narkotike apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, substanca psikotropre ose substanca analoge, me qëllim të shitjes, shpërndarjes ose ofrimit për shitje, në atë mënyrë që i njëjti posedon me qellim të shitjes dhe shpërndarjen tek përdorues e substancave narkotike të llojit “Kokainë”, ku me datë 12.08.2025, policia pas marrjes së informatave lidhur me të pandehurin se ishte duke ofruar për shitjen dhe shpërndarjen e narkotikëve, ku gjatë batisjes në banesën e të pandehurit në rrugën “William Walker”, ………, janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë dhe atë:

Dy 2 Kartëmonedha 1×50 Euro
8×20 Euro me nr. Serik:
Dy(2) peshore digjitale,
Një(1) skalper dhe
dy(2) kartela qe kane shërbyer për paketime,
Tetë(8) paketime me qese najloni qe kane shërbyer për paketime,
Një(1) pajisje për vakum të qeseve me mbishkrim Gorenje, Një role foli najloni dhe Një pale gërshëre qe kane shërbyer për paketime,
Një(1) qese najloni me substancë te dyshuar narkotike te llojit Kokaine me peshë prej 0,32 gr.,
Njëqind e tridhjetë e tre (133) qese najloni me substancë te dyshuar narkotike te llojit Kokaine me peshë prej 36,62 gram,
Shtatë(7) paketime te zbrazëta,
1kg të substancë te dyshuar narkotike te llojit Kokaine me mbetje te sajë,
Tre (3) tulla te mbështjella me foli dhe qese me substancë te dyshuar narkotike te llojit Kokaine me peshë prej: 3.3 Kg,
Nëntëmbëdhjetë (19) qese me substancë te dyshuar narkotike te llojit Kokaine me peshë prej: 1.1 kg, të cilat dyshohet se janë të destinuara për shitje apo shpërndarje tek përdoruesit e substancave narkotike.

Duke marrë parasysh provat materiale të mbledhura deri në këtë fazë, të cilat arsyetojnë dyshimin e bazuar se i pandehuri ky kryer veprat penale, Gjykata vlerëson se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, duke marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale dhe sasinë e narkotikut të gjetur tek i pandehuri, tregojnë rrezikun se me lënien në liri ekziston rreziku i arratisjes me qëllim të shamgnies nga përgjegjësia penale.

Gjithashtu Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ka marrë parasysh edhe të kaluarën kriminale të të pandeurit, i cili është i dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm për vepra penale të narkotikëve, kjo tregon se me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, andaj caktimi i paraburgimit është i arsyeshëm.

Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është masa më oportune, me qëllim të sigurimit të prezencës së të pandehurit në procedurën paraprake dhe para institucioneve të drejtësisë, mbarëvajtjen e pa penguar dhe të rregullt të fazës hetimore./lajmi.net/