Emërimi i Mentor Hyseni në ATK, Behrami: Në salla të dasmave nuk ka mbetur më asnjë militant i VV-së
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka reaguar pas emërimit të Mentor Hysenit në pozitën e drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), duke thënë se në salla të dasmave nuk ka mbetur më asnjë militant i VV-së. Përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, të cilën e ka…

Lajme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka reaguar pas emërimit të Mentor Hysenit në pozitën e drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), duke thënë se në salla të dasmave nuk ka mbetur më asnjë militant i VV-së.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, të cilën e ka shoqëruar me fotografinë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ai ka thënë se tashmë shumë shpejt dasmat do t’i organizojë nëpër institucionet e okupuara të Kosovës.
“Shumë shpejt dasmat do t’i organizojë nëpër institucionet e okupuara të Kososës. Në salla të dasmave nuk ka mbetur më asnjë militant i VV-së”, ka shkruar Behrami. /Lajmi.net/