Caktohet një muaj paraburgim për Top Kolshin, i dyshuar për vrasjen e Enver Bajraktarit
Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Top Kolshit, i cili dyshohet për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit në fshatin Baicë të Lipjanit. Këtë për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala. “Ju njoftojmë se prokurori i shtetit ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së…

Lajme
Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Top Kolshit, i cili dyshohet për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit në fshatin Baicë të Lipjanit.
Këtë për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala.
“Ju njoftojmë se prokurori i shtetit ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, është mbajtur seanca dhe të pandehurit Top Kolshi i është caktuar masa e paraburgimit për vrasjen e rëndë në Lipjan”, ka deklaruar Shala.
Rasti ka tronditur opinionin publik, pasi viktima ishte raportuar i zhdukur, ndërsa më pas është gjetur i groposur në një zonë të pyllëzuar në Baicë të Lipjanit. Hetimet për këtë rast po vazhdojnë./lajmi.net/