Cakolli: Emërimi i Mentor Hysenit në krye të ATK-së, shembulli tipik i kapjes së institucioneve publike
Eugen Cakolli nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar ndaj emërimit të Mentor Hysenit si drejtor i Administratës Tatimore të Kosovës, duke e cilësuar këtë vendim si vazhdimësi të kapjes së institucioneve publike nga partia në pushtet. Sipas Cakollit, vendosja e një ish-kandidati për deputet në një pozitë kaq të rëndësishme dhe që…

Lajme
Eugen Cakolli nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar ndaj emërimit të Mentor Hysenit si drejtor i Administratës Tatimore të Kosovës, duke e cilësuar këtë vendim si vazhdimësi të kapjes së institucioneve publike nga partia në pushtet.
Sipas Cakollit, vendosja e një ish-kandidati për deputet në një pozitë kaq të rëndësishme dhe që kërkon pavarësi nga ndikimet politike, përbën rrezik për përdorimin e ATK-së si instrument për qëllime politike, transmeton lajmi.net
Ai shton se ky emërim sfidon jo vetëm parimet e pavarësisë institucionale, por edhe aktgjykimin e fundit të Gjykatës Supreme, duke vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e vendimit nga një qeveri në detyrë.
Postimi i plotë:
Pas serisë së shkeljeve kushtetuese e ligjore, sot kemi një hap tjetër në vendosjen e njerëzve të LVV-së në krye të institucioneve kyçe të vendit – institucione që do të duhej të ishin të pavarura nga ndikimet politike.
Emërimi i një ish-kandidati për deputet në krye të Administratës Tatimore të Kosovës është shembulli tipik i kapjes së institucioneve publike. Edhe më shqetësuese, ky veprim rrezikon ta shndërrojë ATK-në në instrument politik për presione të caktuara.
Mbi të gjitha, ky vendim përbën vazhdimësi të shkeljes së kufizimeve ligjore mbi kompetencat e një qeverie në detyrë dhe është mosrespektim i hapur i aktgjykimit të fundit të Gjykatës Supreme, pikërisht në raport me (ish-)Ministrin e Financave./lajmi.net/