Njeriu i VV-së që u emërua drejtor i ATK-së, dikur: Shqiptarët mujnë me ta falë kapak hajninë, edhe nepotizmin

Mentor Hyseni, ish-kandidat i Vetëvendosjes për deputet, është emëruar drejtor në Administratën Tatimore të Kosovës. Kështu njoftoi Ministria e Finacave sot. Ndërkohë, Mentor Hyseni është i njohur edhe si aktivist ndër vite i partisë Vetëvendosje. Në një prej deklaratave të tij, ku ai akuzonte PSD-në për tradhëti, ai deklaronte se ‘shqiptarët ta falin ngapak hajninë…

Lajme

13/08/2025 12:29

Mentor Hyseni, ish-kandidat i Vetëvendosjes për deputet, është emëruar drejtor në Administratën Tatimore të Kosovës.

Kështu njoftoi Ministria e Finacave sot.

Ndërkohë, Mentor Hyseni është i njohur edhe si aktivist ndër vite i partisë Vetëvendosje.

Në një prej deklaratave të tij, ku ai akuzonte PSD-në për tradhëti, ai deklaronte se ‘shqiptarët ta falin ngapak hajninë dhe nepotizmin’, por jo ‘edhe tradhtinë’.

Shqiptarët si popull mujnë me ta falë kapak hajninë se përherë e kanë konsideru shtetin të huajin.

Nepotizmin ta arsyetojnë diqysh, se thonë hajt bre se e ka pasë anëtar të familjes, ama tradhtinë nuk ta falë kurrë.

LDK kur është nda, ka pasë ndamje drastike. Nisma sa e vogël që iu ka hjekë PDK-së, PDK më kurrë nuk është rimëkëmbë.

VV është nda me 31 deputetë, tash ka mundësi me i marrë 33 deputetë. Jo që jemi forcu na, por populli nuk ta falë atë”, deklaronte Hyseni.

Shiko VIDEON këtu!