Capital T dhe Adrola Dushi dalin haptas, shihen në pushim me familjarët e njëri-tjetrit

Marrëdhënia e artistit shqiptar, Capital T dhe Adrola Dushit, siç shihet tashmë është konsoliduar. Çifti thuhet se po shijon disa ditë pushimi në një rezidencë private. Në një fotografi të shpërndarë në rrjete sociale, ata janë të shoqëruar në pushime nga nëna e reperit dhe djali i modeles, Troi. Nga pamjet duket se Capital është…

ShowBiz

13/08/2025 09:13

Marrëdhënia e artistit shqiptar, Capital T dhe Adrola Dushit, siç shihet tashmë është konsoliduar.

Çifti thuhet se po shijon disa ditë pushimi në një rezidencë private.

Në një fotografi të shpërndarë në rrjete sociale, ata janë të shoqëruar në pushime nga nëna e reperit dhe djali i modeles, Troi.

Nga pamjet duket se Capital është shumë i afërt me Troin, duke ndërtuar një raport të mirë me të.

Edhe pse ka pasur spekulime prej vitesh, asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar lidhjen.

Sidoqoftë, modelja shqiptare është parë shpesh në koncertet e Capital T, si një mbështetëse e madhe.

Dushi më parë ka qenë e martuar me Adis Patushin, me të cilin ka edhe djalin.