Vllasi: Njerëzit në Vetëvendosje janë me çipin marksist-leninist, se ndajnë pushtetin me askënd

Njohësi i zhvillimeve politike, Azem Vllasi e kritikoi qasjen ideologjike të Vetëvendosjes, duke thënë se udhëhiqet nga bindje marksiste-leniniste, ku pushteti nuk ndahet. “Njerëzit në Vetëvendosje janë me çipin marksist-leninist sipas cilit qeverisja nuk mund të ndahet. Qeverisja e duhur sipas tyre është vetëm ajo që nuk ndahet me askënd. Kompromis apo marrëveshje politike me…

Lajme

13/08/2025 09:09

Njohësi i zhvillimeve politike, Azem Vllasi e kritikoi qasjen ideologjike të Vetëvendosjes, duke thënë se udhëhiqet nga bindje marksiste-leniniste, ku pushteti nuk ndahet.

“Njerëzit në Vetëvendosje janë me çipin marksist-leninist sipas cilit qeverisja nuk mund të ndahet. Qeverisja e duhur sipas tyre është vetëm ajo që nuk ndahet me askënd. Kompromis apo marrëveshje politike me parti tjera, apo Qeveri koalicioni me ndonjë parti tjetër ata e vlerësojnë si dështim”, tha ai për Front Online.

Ai shpreson që elektorati të reflektojë në rast të mbajtjes së zgjedhjeve të reja.

“Shpresoj se votuesit kanë nxjerr mësim të duhur dhe në zgjedhje të reja do të mendojnë mirë se kujt do t’ia japin votën”, tha Vllasi.

Ai ka folur edhe lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit.

Sipas tij, reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje pas këtij vendimi  tregon qartë se vendimi nuk do të zbatohet, gjë që e mban vendin në ngërç politik.

“Pikërisht deklarata e Vetëvendosjes lidhur me Vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, bënë me dije se ky Vendim nuk do të respektohet. Pra, nuk ka dalje nga ngërçi politik”, tha ai.

Sipas Vllasit, Vetëvendosja ka si qëllim ta çojë vendin në zgjedhje të reja, me synimin që të fitojë aq vota sa t’i mundësojnë marrjen e çdo vendimi pa marrëveshje me subjektet tjera.

“Vetëvendosja synon që vendin t’a çoi në zgjedhje të reja me shpresë se do të fitojnë aç vota që i mundësojnë secilin vendim pa kompromis apo marrëveshje. Do të thotë edhe votat për kryetar të Kuvendit edhe për Qeveri”, deklaroi ai