VV zyrtarizon kandidaturën e Astrit Bujupajt për kryetar të Istogut
Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e Astrit Bujupajt për kryetar të Komunës së Istogut në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Njoftimi u bë gjatë një takimi me strukturat lokale në prani të Kryeministrit Albin Kurti, Sekretarit Alim Rama, Koordinatorit të Qendrave dhe deputetit Salih Zyba, transmeton lajmi.net Sipas VV-së, Bujupaj përfaqëson një qeverisje me integritet,…

Lajme
Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e Astrit Bujupajt për kryetar të Komunës së Istogut në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Njoftimi u bë gjatë një takimi me strukturat lokale në prani të Kryeministrit Albin Kurti, Sekretarit Alim Rama, Koordinatorit të Qendrave dhe deputetit Salih Zyba, transmeton lajmi.net
Sipas VV-së, Bujupaj përfaqëson një qeverisje me integritet, përkushtim dhe vizion, që do të sjellë zhvillim të qëndrueshëm, investime të reja dhe përmirësim të jetës së qytetarëve në çdo pjesë të Istogut.
Lëvizja theksoi se do të ketë bashkëpunim të ngushtë mes qeverisë qendrore dhe qeverisjes lokale nën drejtimin e Astrit Bujupajt.
Postimi i plotë:
Në Istog do të fitojmë, sepse qyteti ynë ka vendosur të ecë përpara me një qeverisje që punon për njerëzit – me integritet, përkushtim dhe vizion. Ky është modeli i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe i kandidatit tonë për kryetar, Astrit Bujupaj.
Sot, në takimin me Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Istog, në prani të Kryeministrit Albin Kurti, Sekretarit Alim Rama, Koordinatorit të Qendrave dhe Deputetit Salih Zyba, u zyrtarizua dhe u mbështet fuqishëm kandidatura e Astrit Bujupajt për kryetar të komunës.
Me qeverisjen tonë në nivel qendror dhe me Astritin në krye të Istogut, do të kemi bashkëpunim të ngushtë që garanton zhvillim të qëndrueshëm, investime të reja dhe përmirësim të jetës së çdo qytetari – nga qyteti deri në çdo fshat.
Nga Rakoshi deri në Vrellë, nga Gjurakoci deri në Cërcë – të gjithë të bashkohemi për ndryshim dhe për të ndërtuar së bashku të ardhmen që meritojmë.
Nga 12 tetori, Istogu do të udhëhiqet nga Lëvizja VETËVENDOSJE! me kryetar Astrit Bujupajn.
Fitore për Istogun! Na priftë e mbara!/lajmi.net/