OSBE mirëpret rregulloren e re për ankesat zgjedhore: E forcon transparencën, buron nga rekomandimet e misionit të BE’së
Misioni i OSBE-së në Kosovë, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se ka mirëpritur miratimin e rregullores së re për procedurat e paraqitjes dhe vendimmarrjes mbi ankesat nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Nga OSBE është deklaruar se kur të zbatohet plotësisht rregullorja në fjalë, e njëjta do të…

Lajme
Misioni i OSBE-së në Kosovë, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se ka mirëpritur miratimin e rregullores së re për procedurat e paraqitjes dhe vendimmarrjes mbi ankesat nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Nga OSBE është deklaruar se kur të zbatohet plotësisht rregullorja në fjalë, e njëjta do të forcojë transparencën dhe efektivitetin e të gjithë procesit zgjedhor.
‘‘Ky zhvillim buron nga rekomandimet e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian dhe ofron qartësi dhe koherencë të rëndësishme për aktorët kyç zgjedhorë’’, thuhet mes tjerash në postim.
Postimi:
Misioni i OSBE-së në Kosovë mirëpret miratimin e rregullores së re për procedurat e paraqitjes dhe vendimmarrjes mbi ankesat nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Kjo rregullore e re, kur të zbatohet plotësisht, do të forcojë transparencën dhe efektivitetin e të gjithë procesit zgjedhor.
Ky zhvillim buron nga rekomandimet e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian dhe ofron qartësi dhe koherencë të rëndësishme për aktorët kyç zgjedhorë, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, partitë politike, Komisionin e Pavarur për Media, Këshillin e Mediave të Shkruara dhe të tjerë.