Ofertë marramendëse dhe rekord për Kylian Mbappen – por Real Madridi reagon menjëherë

Kylian Mbappe nis sezonin e tij të dytë me Real Madridin me fanellën numër 10, duke marrë një rol edhe më të rëndësishëm si lider në ekip. Pas një viti ku fitoi çmimet “Pichichi” dhe “Golden Boot”, objektivi i tij për sezonin 2025-2026 është i qartë: të fitojë çdo trofe të mundshëm me “Los Blancos”.…

Sport

11/08/2025 18:00

Kylian Mbappe nis sezonin e tij të dytë me Real Madridin me fanellën numër 10, duke marrë një rol edhe më të rëndësishëm si lider në ekip.

Pas një viti ku fitoi çmimet “Pichichi” dhe “Golden Boot”, objektivi i tij për sezonin 2025-2026 është i qartë: të fitojë çdo trofe të mundshëm me “Los Blancos”.

Së fundmi, emri i tij ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të një oferte marramendëse nga Liga e Arabisë Saudite.

Një klub nga kjo ligë ka ofruar 350 milionë euro për transferimin e tij, kjo shifër që do të thyente çdo rekord, madje edhe atë të ofertës 300 milionë euro për Vinicius Jr, shkruan mediumi Defensa Central.

Po, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka qenë i qartë në qëndrimin e tij: Mbappe është i paprekshëm.

Ai beson se një transferim në Arabinë Saudite mund ta largojë nga konkurrenca elitare.