Aktivizohet Xhelal Sveçla, urdhëron IPK-në ta hetojë përfshirjen e mundshme të ndonjë polici në veprimtarinë kriminale të Mefail Shkodrës

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshmë, Xhelal Sveçla ka urdhëruar IPK që të hetoj çfarë do lëshimi apo përfshirje të mundshme të ndonjë pjesëtari të Policisë së Kosovës në veprimtarinë kriminale të Mefail Shkodrës, të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Gjilan i cili po kërkohet nga Policia. “Në çdo deklarim publik dhe në…

Lajme

11/08/2025 16:01

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshmë, Xhelal Sveçla ka urdhëruar IPK që të hetoj çfarë do lëshimi apo përfshirje të mundshme të ndonjë pjesëtari të Policisë së Kosovës në veprimtarinë kriminale të Mefail Shkodrës, të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Gjilan i cili po kërkohet nga Policia.

“Në çdo deklarim publik dhe në çdo takim me mekanizmat që drejtoj, kam theksuar dhe kërkuar angazhimin maksimal të të gjitha strukturave për garantimin e integritetit personal dhe profesional të çdo shërbyesi publik në vendin tonë. Vazhdoj të jem i pakompromis në këtë drejtim dhe mbështes çdo formë të koordinimit ndërinstitucional që siguron institucione kredibile, të besueshme dhe plotësisht në shërbim të qytetarëve tanë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ai ka thënë se askush nuk është i paprekshëm apo i pandëshkueshëm, veçanërisht brenda një institucioni që ka për mandat parandalimin, hetimin dhe luftimin e çdo veprimtarie ilegale në vendin tonë.

“Pres që me të njëjtën vendosmëri të veprojnë edhe hallkat tjera të sistemit, veçanërisht drejtësinë, në mënyrë që qytetarët tanë të jetojnë dhe të zhvillohen në një Republikë ku sundojnë siguria, rendi dhe ligji”, ka thënë Sveçla.

Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodra po kërkohen nga Policia e Kosovës që nga dje, për shkak se dyshohet që kanë kryer vrasjen e tre personave dje në Gjilan ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i Sveçlës: