“Fajdexhia i fortë, ka sa i keni nda?”- Grafite në objektin e Gjykatës në Gjilan, në shenjë revolte me ngjarjen e djeshme

Pas rastit të djeshëm tragjik në Gjilan ku tre persona u vranë me armë zjarri në qendër të qytetit, një aktivitet është realizuar para objektit të Gjykatës Themelore në Gjilan. Në shenjë revolte dikush ka vendosur që të shkruaj grafite të ndryshme në objektin e gjykatës dhe para saj. “I keni duart me gjak”-“Qendra e…

Lajme

11/08/2025 10:55

Pas rastit të djeshëm tragjik në Gjilan ku tre persona u vranë me armë zjarri në qendër të qytetit, një aktivitet është realizuar para objektit të Gjykatës Themelore në Gjilan.

Në shenjë revolte dikush ka vendosur që të shkruaj grafite të ndryshme në objektin e gjykatës dhe para saj.

“I keni duart me gjak”-“Qendra e fajdeve”=”Gjykata në shërim të fajdexhinjve”, e mbishkrime të ngjashme u shfaqen aty.

Ndryshe i dyshuari në rastin e vrasjes së djeshme në Gjilan, Mefail Shkodra bashkë me djemtë e tij vazhdojnë të jenë në arrati.

Shkodra edhe më parë ishte pjesë e hetimeve në Kosovë, e i njëjti dyshohet për rreth 31 vepra e procedura penale.

Pamje: radiostar./Lajmi.net/