Situata me zjarr: Në Kçiq të Mitrovicës kërkohet edhe ndihma e KFOR-it

Situata me zjarret ka qenë alarmante përgjatë muajve të verës. E ngjashme situata e tejet e rrezikshme është së f undi edhe në Kçiq të Mitrovicës. Si shkak i kësaj situate është kërkuar edhe ndihma e KFOR-it, transmeton lajmi.net. Sipas Agjencisë për Emergjenca, 74 vatra zjarri janë regjistruar në vend. Njoftimi nga Agjencia e Emergjencave:…

Lajme

11/08/2025 08:28

Situata me zjarret ka qenë alarmante përgjatë muajve të verës.

E ngjashme situata e tejet e rrezikshme është së f undi edhe në Kçiq të Mitrovicës.

Si shkak i kësaj situate është kërkuar edhe ndihma e KFOR-it, transmeton lajmi.net.

Sipas Agjencisë për Emergjenca, 74 vatra zjarri janë regjistruar në vend.

Njoftimi nga Agjencia e Emergjencave:

RAPORT PËR SITUATËN ME ZJARRE

Periudha raportuese: 22:00

Prishtinë, 10 gusht 2025

Sipas të dhënave të pranuara në Qendrën Operative të Agjencisë, janë regjistruar gjithsej 74 vatra zjarri në vend. Gjate 6 orëve të fundit gjendja është si vijon: 22 janë aktive, 52 janë të lokalizuara.

Situata raportohet e rënduar në fshatin Kçiq i Vogël komuna Mitrovicës ku është kërkuar ndihmë nga KFOR-i, FSK-a, dhe PK-s.

Në ndihmë intervenimit në fshatin Kçiq aktualisht janë Njësitë e Mitrovicës Jugore dhe Veriore, Zubin Potok, Prishtinë, Vushtrri, Njësia Nacionale për shuarjen e zjarreve nga toka GFFF,

Njësitë janë duke intervenuar sipas kërkesave, komunikimi me Qendrat Operative Emergjente ( QOE-112) dhe me Njësitë Profesionale të Zjarrfikës dhe Shpëtimit (NJPZSH-të) në gjithë vendin është i pa ndërprerë.

Menaxhimi i situatës po zhvillohet në koordinim të plotë nga Qendra Operative e Agjencisë me Njësitë Profesionale të Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit.

Agjencia shpreh mirënjohje për përkushtimin e palodhshëm të zjarrfikësve dhe angazhimin e tyre në terren në përballje me zjarret.

QO AME mbetet e angazhuar në ofrimin e informatave të sakta me kohë për institucione, stafin e AME-së dhe publikun./Lajmi.net/