Ballkani dështon të transferojë Bernard Berishën – ai pritet të kalojë te Dinamo e Ilir Dajës
Futbollisti kosovar Bernard Berisha pritet të transferohet te Dinamo City në Shqipëri, në një lëvizje që ende nuk është zyrtarizuar, por që mediat sportive në Kosovë dhe Shqipëri po e konsiderojnë si punë të kryer. Berisha do të rikthehet të punojë me trajnerin Ilir Daja, me të cilin ka pasur bashkëpunim edhe më parë, transmeton…

Sport
Futbollisti kosovar Bernard Berisha pritet të transferohet te Dinamo City në Shqipëri, në një lëvizje që ende nuk është zyrtarizuar, por që mediat sportive në Kosovë dhe Shqipëri po e konsiderojnë si punë të kryer.
Berisha do të rikthehet të punojë me trajnerin Ilir Daja, me të cilin ka pasur bashkëpunim edhe më parë, transmeton lajmi.net
Në garë për shërbimet e tij ka qenë edhe Ballkani, ish-kampioni i Kosovës, por duket se Daja ka qenë vendimtar në bindjen e futbollistit për t’u rikthyer në kampionatin shqiptar./lajmi.net/