Chelsea vihet pas Araujos

Chelsea po planifikon një lëvizje për mbrojtësin qendror të Barcelonës, Ronald Araújo, pas dëmtimit serioz të Levi Colwill, i cili ka pësuar një këputje të ligamentit të përparmë të gjurit (ACL) dhe pritet të mungojë për një periudhë të gjatë. Sipas raportimeve nga “Fichajes”, Barcelona është e hapur për ta shitur uruguaianin nëse arrin një…

Sport

09/08/2025 18:25

Chelsea po planifikon një lëvizje për mbrojtësin qendror të Barcelonës, Ronald Araújo, pas dëmtimit serioz të Levi Colwill, i cili ka pësuar një këputje të ligamentit të përparmë të gjurit (ACL) dhe pritet të mungojë për një periudhë të gjatë.

Sipas raportimeve nga “Fichajes”, Barcelona është e hapur për ta shitur uruguaianin nëse arrin një ofertë të përafërt me 50 milionë euro, transmeton lajmi.net

Araújo, i njohur për fuqinë fizike, shpejtësinë, shihet si zëvendësim ideal për të mbushur boshllëkun që ka lënë Colwill në prapavijën e “Blues”.

Chelsea synon të përforcojë repartin defanziv para fillimit të sezonit të ri, dhe Araújo është një nga emrat kryesorë në listën e dëshirave të klubit londinez.

Megjithatë, mbetet të shihet nëse do të arrihet një marrëveshje me Barcelonën në javët në vijim./lajmi.net/