Vjen reagimi që po e prisnim të gjithë! – Dimal Basha sulmon Kushtetuesen: Vendim i turpshëm – Gjykata nuk po i shërben drejtësisë

Deputeti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Dimal Basha, ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me mënyrën e votimit për kryetarin e Kuvendit. Ai kujton se në vitin 2014 dhe korrik 2025, Gjykata kishte thënë se deputetët vendosin për formën e votimit – të hapur apo të fshehtë – ndërsa tani, në gusht 2025,…

Lajme

08/08/2025 16:39

Deputeti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Dimal Basha, ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me mënyrën e votimit për kryetarin e Kuvendit.

Ai kujton se në vitin 2014 dhe korrik 2025, Gjykata kishte thënë se deputetët vendosin për formën e votimit – të hapur apo të fshehtë – ndërsa tani, në gusht 2025, ka ndryshuar qëndrim, duke thënë se vetëm votimi i hapur është i vlefshëm, transmeton lajmi.net

Basha e ka quajtur këtë një “vendim të turpshëm” dhe akuzon Gjykatën se po i shërben grupeve të interesit, e jo drejtësisë.

Postimi i plotë: 

⚖️ 𝐀𝐤𝐭𝐠𝐣𝐲𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝟐𝟎𝟏𝟒 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐨𝐫𝐫𝐢𝐤 𝟐𝟎𝟐𝟓 – 𝐆𝐣𝐲𝐤𝐚𝐭𝐚 𝐭𝐡𝐚:
1️⃣ Deputetët vendosin për formën e votimit për të zgjedh Kryetarin.
2️⃣ Mënyrat që i kanë janë: votim i hapur ose i fshehtë.
______________________________
⚖️ 𝐆𝐮𝐬𝐡𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟓 – 𝐧𝐣ë 𝐦𝐮𝐚𝐣 𝐦ë 𝐯𝐨𝐧ë – 𝐆𝐣𝐲𝐤𝐚𝐭𝐚 𝗸𝗼𝗺𝗽𝗹𝗲𝘁 𝗸𝗼𝗻𝘁𝗿𝗮:
1️⃣ Vetëm votim i hapur.
2️⃣ Për këtë nuk vendosin deputetët, por Gjykata.
📜 Vendim i turpshëm, që po dëshmon qartë që Gjykata nuk po i shërben drejtësisë, por grupeve të interesit!/lajmi.net/