Qerimi: Qëndrimi i Hekuran Muratit është i rrezikshëm, i papërgjegjshëm dhe nxitës ndaj themeleve të rendit kushtetues
Profesori universitar, Gëzim Qerimi, ka reaguar pas sulmit të deputetit Hekuran Murati ndaj Gjykatës Kushtetuese. Profesor Qerimi thotë se qëndrimi i deputetit Hekuran Murati është i rrezikshëm, i papërgjegjshëm dhe nxitës ndaj themeleve të rendit kushtetues. “Së pari, Murati flet për vendime juridike pa qenë as jurist, as kompetent për të interpretuar Kushtetutën. Së dyti,…

Lajme
Profesori universitar, Gëzim Qerimi, ka reaguar pas sulmit të deputetit Hekuran Murati ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Profesor Qerimi thotë se qëndrimi i deputetit Hekuran Murati është i rrezikshëm, i papërgjegjshëm dhe nxitës ndaj themeleve të rendit kushtetues.
“Së pari, Murati flet për vendime juridike pa qenë as jurist, as kompetent për të interpretuar Kushtetutën.
Së dyti, vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për të gjithë, përfshirë edhe Vetëvendosjen.
Së treti, kontestimi politik i vendimeve kushtetuese dhe nxitja për moszbatim të tyre është thirrje për anarki , dhe anarkia është rruga më e shkurtër drejt luftës civile dhe shkatërrimit të shtetit”, shkroi Qerimi në reagimin e tij në Facebook.
Tutje, ai thotë se kjo retorikë nuk ka të bëjë me drejtësinë apo demokracinë, por me kapjen e institucioneve me çdo kusht.
“Shteti nuk është lodër e pushtetit, dhe askush nuk është mbi Kushtetutën”, përfundon reagimin e tij, profesor Gëzim Qerimi. /Periskopi/
Postimi i plotë: