Pak më ndryshe se VV-ja, Liburn Aliu ia bën “like” një postimi për protestën kundër Gjykatës Speciale

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu – i përfolur prej kohësh se nuk është më pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, megjithëse kurrë nuk e ka deklaruar publikisht këtë – ka shprehur mbështetje të heshtur për protestën masive të mbajtur sot në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale. Ndryshe nga linja zyrtare e partisë së tij, Aliu ka…

Lajme

08/08/2025 09:17

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu – i përfolur prej kohësh se nuk është më pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, megjithëse kurrë nuk e ka deklaruar publikisht këtë – ka shprehur mbështetje të heshtur për protestën masive të mbajtur sot në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale.

Ndryshe nga linja zyrtare e partisë së tij, Aliu ka reaguar në mënyrë simbolike duke pëlqyer postimin e Elisa Spiropalit, Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, e cila kishte shprehur qëndrimin e saj në mbështetje të protestës gjithëpopullore, transmeton lajmi.net

“🇦🇱🦅🇽🇰 Protesta masive në Prishtinë rikonfirmoi indinjatën e thellë mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë historike, si dhe mbështetjen ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, të cilët, në kundërshtim me çdo standard ligjor, ndërkombëtar, moral, logjik e njerëzor, po mbahen të mbyllur në hapsanën e Hagës; një akt kundër të drejtës, kundër lirisë, në abuzim me sovranitetin e një shteti të pavarur e demokratik. Drejtësia nuk mund të përmbyset, viktimat nuk mund të shpallen agresorë dhe agresorët nuk mund të shiten si viktima”, shkroi Spiropali.