Pas bisedës me Kurtin, emisarja britanike telefonon Vuçiqin – tensionet mes Kosovës e Serbisë temë e diskutimit
Dame Karen Pierce, Përfaqësuesja e Posaçme e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, zhvilloi dje një bisedë me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Tema kryesore e diskutimit ishin shqetësimet lidhur me tensionet e fundit mes Serbisë dhe Kosovës, si dhe nevoja urgjente për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.…

Lajme
Dame Karen Pierce, Përfaqësuesja e Posaçme e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, zhvilloi dje një bisedë me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Tema kryesore e diskutimit ishin shqetësimet lidhur me tensionet e fundit mes Serbisë dhe Kosovës, si dhe nevoja urgjente për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Ambasada britanike thekson rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve diplomatike për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të sjellë paqe dhe stabilitet në rajon.
Dame Karen Pierce, 🇬🇧 Special Envoy for the Western Balkans, spoke to President Vucic @predsednikrs yesterday to discuss her concerns over the latest tensions between Serbia and Kosovo and the need to resolve outstanding issues through the EU-facilitated Dialogue. pic.twitter.com/pEvBNKN1oN
— UK in Serbia (@ukinserbia) August 7, 2025
Kjo bisedë e emisares britanike me Vuçiqin vjen pasi ka folur në telefon me kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës Albin Kurtin gjatë kësaj jave./lajmi.net/