Drita humb dramën në Bukuresht – Steaua përmbys gjithçka në 30 minutat e fundit
FC Drita ka pësuar një humbje të dhimbshme me rezultat 3:2 ndaj FC Steaua Bukureshtit, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të kualifikimeve për Ligën e Evropës. Skuadra nga Gjilani e nisi shkëlqyeshëm ndeshjen në stadiumin kombëtar të Bukureshtit, duke kaluar në epërsi që në minutën e 7-të me golin e Veton Tushës. Avantazhi u dyfishua…

Sport
FC Drita ka pësuar një humbje të dhimbshme me rezultat 3:2 ndaj FC Steaua Bukureshtit, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të kualifikimeve për Ligën e Evropës.
Skuadra nga Gjilani e nisi shkëlqyeshëm ndeshjen në stadiumin kombëtar të Bukureshtit, duke kaluar në epërsi që në minutën e 7-të me golin e Veton Tushës. Avantazhi u dyfishua në minutën e 50-të nga Arb Manaj, pas një asistimi të saktë të Blerim Krasniqit, transmeton lajmi.net
Megjithatë, vendasit reaguan fuqishëm në pjesën e dytë. Briligea ngushtoi rezultatin në minutën e 64-të, ndërsa Graovac barazoi në të 72-tën. Kur gjithçka po shkonte drejt barazimit, në minutën e 94-t, Steaua fitoi një penallti, të cilën sërish Briligea e shndërroi në gol për fitoren 3:2.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet javën e ardhshme në Kosovë, ku Drita do të kërkojë përmbysjen për të mbajtur gjallë ëndrrën evropiane./lajmi.net/