Zbulohet lista e kandidatëve për Topin e Artë 2025

Është bërë publike sot lista me 30 futbollistët e nominuar për çmimin prestigjioz “Topi i Artë 2025”, që shpërblen lojtarin më të mirë të vitit në futbollin botëror. Në këtë listë të ngushtë përfshihen emra të mëdhenj nga skena ndërkombëtare, përfshirë superyllin e Manchester Cityt, Erling Haaland, kapitenin e Anglisë, Harry Kane, si dhe yllin…

Sport

07/08/2025 16:08

Është bërë publike sot lista me 30 futbollistët e nominuar për çmimin prestigjioz “Topi i Artë 2025”, që shpërblen lojtarin më të mirë të vitit në futbollin botëror.

Në këtë listë të ngushtë përfshihen emra të mëdhenj nga skena ndërkombëtare, përfshirë superyllin e Manchester Cityt, Erling Haaland, kapitenin e Anglisë, Harry Kane, si dhe yllin brazilian të Real Madridit, Vinicius Junior, transmeton lajmi.net

Megjithatë, në mesin e favoritëve kryesorë për ta fituar këtë çmim këtë vit, sipas burimeve të afërta me organizatorët, janë Ousmane Dembele (PSG), Lamine Yamal (Barcelona) dhe Raphinha (Barcelona), të cilët kanë pasur një vit mbresëlënës si në nivel klubesh ashtu edhe me kombëtaret e tyre.

Lista e plotë e 30 kandidatëve për Topin e Artë 2025 është si më poshtë:
Ousmane Dembele, Gianluigi Donnarumma, Jude Bellingham, Desire Doue, Denzel Dumfries, Serhou Guirassy, Erling Haaland, Victor Gyokeres, Achraf Hakimi, Harry Kane, Khvicha Kvaratskhelia, Robert Lewandowski, Alexis Mac Allister, Lautaro Martinez, Scott McTominay, Kylian Mbappe, Joao Neves, Nuno Mendes, Michael Olise, Cole Palmer, Pedri, Fabian Ruiz, Declan Rice, Lamine Yamal, Raphinha, Virgil Van Dijk, Mohamed Salah, Vinicius Junior, Vitinha dhe Florian Wirtz./lajmi.net/