Edon Zhegrova pranë transferimit te Marseille – bisedimet me Lille po avancojnë
Marseille është në bisedime të avancuara me skuadrën franceze Lille për transferimin e yllit kosovar, Edon Zhegrova. Klubi francez, nën drejtimin e drejtorit sportiv Medhi Benatia, po punon me ngulm për të siguruar shërbimet e sulmuesit të talentuar nga Kosova, raporton lajmi.net Sipas gazetarit Arlind Sadiku, Lille kërkon një shumë prej të paktën 20 milionë…

Sport
Marseille është në bisedime të avancuara me skuadrën franceze Lille për transferimin e yllit kosovar, Edon Zhegrova.
Klubi francez, nën drejtimin e drejtorit sportiv Medhi Benatia, po punon me ngulm për të siguruar shërbimet e sulmuesit të talentuar nga Kosova, raporton lajmi.net
Sipas gazetarit Arlind Sadiku, Lille kërkon një shumë prej të paktën 20 milionë euro për kartonin e 25-vjeçarit, i cili ka pasur një sezon mbresëlënës në Ligue 1.
Tifozët e Marseille e kanë mirëpritur me entuziazëm lajmin për një transferim të mundshëm të Zhegrovës, duke shprehur mbështetjen e tyre në rrjetet sociale. Ata e shohin sulmuesin kosovar si një përforcim të rëndësishëm për repartin ofensiv të skuadrës në prag të sezonit të ri.
Të gjitha palët duket se janë të interesuara për realizimin e këtij transferimi, i cili pritet të mbyllet në ditët në vijim, nëse nuk has pengesa të papritura gjatë negociatave.
Zhegrova, i njohur për shpejtësinë, teknikën dhe kreativitetin në sulm, do të ishte një përforcim i madh për skuadrën e Marseille që synon rikthimin në majat e futbollit francez dhe europian./Lajmi.net/