Kush është vajza misterioze krah Jozit?

Pasi konfirmoi në një intervistë për “Live From Tirana” se është në një lidhje dashurie me një vajzë shqiptare që nuk është pjesë e ekranit, Jozefin Marku duket se nuk ka mundur ta mbajë më gjatë të fshehtë jetën e tij private. Së fundmi, ai ka ndarë në Instagram një fotografi nga një ndeshje padeli,…

ShowBiz

07/08/2025 12:57

Pasi konfirmoi në një intervistë për “Live From Tirana” se është në një lidhje dashurie me një vajzë shqiptare që nuk është pjesë e ekranit, Jozefin Marku duket se nuk ka mundur ta mbajë më gjatë të fshehtë jetën e tij private.

Së fundmi, ai ka ndarë në Instagram një fotografi nga një ndeshje padeli, ku shfaqet përkrah një vajze – pa zbuluar fytyrën e saj.

Por ndjekësit dhe burimet tona nuk e kanë pasur të vështirë ta identifikojnë: bëhet fjalë për të njëjtën vajzë që Jozi u pa duke e përqafuar gjatë një koncerti disa ditë më parë – Xhoana Toshi.

Emri i saj është përmendur më herët në rrjet si e lidhur me artistin, por duket se tashmë gjithçka po bëhet më e qartë. Në imazhin ku ata ndajnë raketat dhe topat e padelit, Jozi shkroi: “We ♥ Padel” – një postim që mori menjëherë vëmendjen e publikut dhe që tani duket se merr një tjetër domethënie.

Megjithëse ende nuk ka një konfirmim të drejtpërdrejtë për natyrën e raportit të tyre, sinjalet janë të qarta: mes të dyve ka më shumë sesa një miqësi të zakonshme.